Marash Kumbulla ka arritur të jetë protagonist ditën e djeshme për skuadrën e Espanyol duke arritur të realizojë golin e vetëm për skuadrën e tij në këtë takim në barazimin ndaj Sevillas me shifrat 1-1.
Në përfundimin e takimit, mbrojtësi kuqezi është vlerësuar si lojtari më i mirë i skuadrës mike.
Sipas “Flashscore”, nota që është vlerësuar Kumbulla në këtë takim është 8.0, askush tjetër më sipër atij.
Në minutën e 15-të të takimit, djaloshi shqiptar arriti të realizojë gol me kokë dhe kaloi në avantazh skuadrën e tij.
Goli i sotëm ishte i dyti për Kumbullën në këtë sezon me Espanyolin në 19 paraqitje në LaLiga.