Sherri me Kalabrian dhe zëvendësimi i dyshes Teo-Leao, Konseisao shpjegohet

- Bota Sot

Sherri me Kalabrian dhe zëvendësimi i dyshes Teo-Leao, Konseisao shpjegohet

Milani ka fituar me një përmbysje të çmendur në minutat shtesë 3-2 kundër Parmës në ndeshjen e sotme në Serinë A.

Por përtej kësaj, ajo që të gjithë do të kujtojnë në këtë sfidë është fakti se Serxho Konseisao në pushimin e ndeshjes zëvendësoi dyshen Teo-Leao, ndërsa pas sfidës pat një zënkë në fushë me Kalabrian, që detyroi pjesëtarët e tjerë të ekipit t’i ndanin.

“Unë i shoh ndeshjet dhe i përjetoj me shumë pasion.

Kisha pak adrenalinë më shumë. Ishte një situatë loje për të cilën kam folur me Kalabrian dhe kishte ndonjë fjalë të tepërt që u tha sipas meje.

Për mua të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm, si një familje. Nëse unë kam një fëmijë që sillet keq, ia them.

Dhe këtu është e njëjta gjë, nuk ka hipokrizi, i themi gjërat si burra. Është e vërtetë, nuk ishte situatë e bukur, por në futboll ndodh, nuk jemi në kishë. U sqaruam”, tha Konseisao para gazetarëve në konferencën për mediat rreth zënkës me futbollistin e tij, teksa shpjegoi edhe zëvendësimin e dyshes së “paprekshme” të krahut të majtë.

Mua më paguajnë për të bërë zgjedhje në mënyrën time.

Çfarë mund të bëj për të përmirësuar ndeshjen?

Mund të ndodhë një ditë më pak e mirë për Teo dhe Leao. Për mua emrat nuk janë të rëndësishëm. Mendoja se kishte nevojë për diçka ndryshe, Teo dhe Leao janë shumë të rëndësishëm dhe do të jenë përsëri. Do të luajnë në Zagreb, ndaj nuk ka asgjë të rëndësishme në këtë aspekt”, tha ai.



Read it all at Bota Sot