E ardhmja e Mario Hermoso-s mund të marrë një kthesë të papritur pas periudhës së tij të shkurtër te Roma.
Mbrojtësi i lindur në Madrid, i cili iu bashkua skuadrës italiane verën e kaluar pasi u largua nga Atletico si lojtar i lirë, nuk ka arritur të jetë titular te verdhekuqtë.
I gjendur në këtë situatë, Hermoso pritet të largohet nga Roma pa e mbyllur sezonin e parë dhe duket se destinacioni i ri do jetë Leverkusen.
Ai është prioriteti kryesor në listën e dëshirave të Xabi Alonso-s, tekniku i Leverkusen e sheh qendërmbrojtësin spanjoll si prioritet kryesor për të forcuar vijën mbrojtëse të skuadrës së tij.
Kontrata e Hermoso-s me klubin verdhekuq mbaron në vitin 2026, Leverkusen kërkon huazimin e tij me të drejtë blerjeje në fund të sezonit. Marrëveshja mes Romës dhe Leverkusen pritet të finalizohet këto ditë që janë dhe të fundit për merkaton dimërore.