Leverkusen këmbëngul

- Bota Sot

Leverkusen këmbëngul

Skuadra e Bayer Leverkusen po rrit presionin për të nënshkruar me mesfushorin anglez James McAtee, që luan me Manchester City.  Klubi gjerman dëshiron fillimisht të huazojë lojtarin deri në fund të këtij sezoni dhe më pas ta blejë atë.

Kostoja e këtij transferimit pritet të shkojë në 25 milionë euro. McAtee ka një kontrtatë deri në vitin 2026 me “citizens” dhe në 14 ndeshje që ka luajtur në total ketë sezon ka realizuar 5 gola (1 në Premier League).

Megjithatë, te Manchester City nuk dëshirojnë të heqin dorë nga lojtari 22-vjeçar, ndërkohë që drejtuesit shprehen se ende nuk kanë marrë asnjë ofertë zyrtare nga Leverkusen apo ndonjë klub tjetër.

Skuadra gjermane po kërkon të zëvendësojë Martin Terrierin e dëmtuar dhe mesfushori anësor anglez konsiderohet si profili i duhur. Nga Manchester City janë larguar këtë janar 6 lojtarë në huazim: Kyle Walker, Kalvin Phillips, Yan Couto, Maximo Perrone, Issa Kabore dhe Josh Wilson-Esbrand.



Read it all at Bota Sot