Muntari: Nuk ia dhanë ‘Topin e Artë’, sepse flet shumë…

- Bota Sot

Muntari: Nuk ia dhanë ‘Topin e Artë’, sepse flet shumë…

Sulley Muntari, ish-mesfushor i Interit dhe Milanit, ka folur për “diretta.it” duke prekur disa tema nga vitet e tij milaneze. “Mourinho ishte në Gana në vitin 2008, gjatë Kupës së Afrikës. Atë kohë unë isha te Portsmouth dhe kishim luajtur mirë kundër Chelsea.

Pas Kupës së Afrikës, gjatë parasezonit tim të dytë, agjenti im më telefonoi dhe më tha: Ndoshta Interi do të të thërrasë. Gjatë stërvitjes bëra disa krosime të mira dhe Redknapp më tha duke qeshur:

Je fantastik, i shkëlqyer. Kjo është arsyeja pse skuadrat e mëdha si Interi duan të të blejnë.

Kështu, kur u ktheva në shtëpi, po atë ditë mora një telefonatë nga José, që më tha: A do të vish të luash për mua? Iu përgjigja menjëherë po. Ai më tha: Do të takohemi nesër në Milano. Aty e mbylli telefonin. Kaq, ditën tjetër nënshkrova me Interin. Pjesa tjetër është histori”.

Për Ibrahimovic: Si shok skuadre nuk më frikësonte fare, vetëm donte më të mirën nga ti. I fitonte lehtësisht ndeshjet për çdo skuadër ku luante. Kam pasur mundësinë të luaj me të në vitet e para tek Interi, gjatë sezonit të tij të parë, pastaj u takuam te Milani. Ibrahimovic është një lojtar i klasit të parë, një nga më të mirët e kohës së tij. Nuk donin t’ia jepnin ‘Topin e Artë’, sepse flet shumë”.

Për golin ‘fantazmë’ kundër Juventusit: “Ne mund ta kishim fituar kampionatin, por atë vit Juventusi ishte krejtësisht tjetër nën drejtimin e Antonio Contes. O Zot, ata vraponin si çmendur. E mbaj mend që topi kaloi vijën e portës dhe vitin pasardhës u fut teknologjia e ‘goal-line’.

Shumë skuadra ia dolën të përfitonin nga golat ‘fantazmë’, por tani kjo nuk është më e mundur me VAR dhe gjithë teknologjinë tjetër. Nëse goli im kundër Juventusit do të ishte miratuar, ndoshta Ibrahimovic dhe Silva do të kishin mbetur dhe ne, do të kishim ndërtuar një skuadër të jashtëzakonshme, por kjo është pjesë e jetës”.

Për racizmin: “Nuk arrijnë ta menaxhojnë atë në Itali. Do të jetë kështu për shumë kohë, përveç nëse veprohet shumë seriozisht. Në Angli mund të pezullohesh ose të burgosesh për racizëm, por edhe aty fenomeni është ende prezent. Është natyra njerëzore, këto janë gjërat që mendojnë për ne me lëkurën e zezë”.



Read it all at Bota Sot