Sirena italiane për lojtarin e Tiranës

- Bota Sot

Sirena italiane për lojtarin e Tiranës

Klubi i Serisë B në Itali, Sampdoria është e interesuar për shërbimet e mesfushorit të Tiranës, Ermal Meta.

Lajmi është raportuar nga mediat italiane.

Meta ka luajtur 15 ndeshje këtë sezon me bardheblutë dhe ka marrë ftesë nga trajneri Alban Bushi për te Kombëtarja U-21.  Ai është një lojtar shumë fleksibël pasi mund të mbulojë role të ndryshme në mesfushë dhe mund të përdoret gjithashtu si qendërmbrojtës.

Ekipi renditet në vendin e 16-të në Serinë B dhe kërkon që të paktën mos rrëzohet nga kategoria.

Drejtuesit e klubit duan ti ofrojnë 20-vjeçarin trajnerit Leonardo Sempliki në këtë merkato të janarit. Gjithçka pritet të marrë formë në ditët në vijim…

Rikujtojmë që Sampdoria ishte një klub i njohur në Itali derisa u rrëzua nga Seria A në sezonin 2022/23.



Read it all at Bota Sot