Pas Qerimit, Pobedës nga Prilepi i bashkohet edhe Bekteshi!
Shkupjani Ismail Bekteshi, karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë te skuadra e Pobedës nga Prilepi, aty ku javë më parë ishte transferuar edhe një shkupjan tjetër, Metin Qerimi.
Mesfushori 20-vjeçar së fundmi ishte pjesë e Novacit, ndërsa në Ligën e Dytë, gjithashtu kishte luajtur edhe me Sasën.
Ndryshe Bekteshi para se të luante me skuadrat seniore, kishte qenë pjesë e moshave të reja të Makedonija Gj.P, me të cilën skuadër si junior në sezonin 2022/23 ishte shpallur kampion i Maqedonisë.