Pas Qerimit, Pobedës nga Prilepi i bashkohet edhe Bekteshi

- Bota Sot

Pas Qerimit, Pobedës nga Prilepi i bashkohet edhe Bekteshi

Pas Qerimit, Pobedës nga Prilepi i bashkohet edhe Bekteshi!

Shkupjani Ismail Bekteshi, karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë te skuadra e Pobedës nga Prilepi, aty ku javë më parë ishte transferuar edhe një shkupjan tjetër, Metin Qerimi.

Mesfushori 20-vjeçar së fundmi ishte pjesë e Novacit, ndërsa në Ligën e Dytë, gjithashtu kishte luajtur edhe me Sasën.

Ndryshe  Bekteshi para se të luante me skuadrat seniore, kishte qenë pjesë e moshave të reja të Makedonija Gj.P, me të cilën skuadër si junior në sezonin 2022/23 ishte shpallur kampion i Maqedonisë. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot