Juventusi nuk di të mbajë rezultatin

- Bota Sot

Juventusi nuk di të mbajë rezultatin

17 pikë. Kaq ka humbur Juventusi i Tiago Motës deri më tani në situatat që ka qenë në avantazh.

Ky është një tregues i qartë se bardhezinjtë nuk arrijnë dot as të mbyllin ndeshjet sa i përket repartit ofensiv, por as të mbrojnë rezultatin sa i përket repartit difensiv.

Një ecuri kaq negative sa i përket pikëve të humbura kur janë në situata avantazhi nuk ndodhte te Juventusi që nga sezoni 2020-2021. Në atë kohë në krye të stolit ishte Andrea Pirlo, ku pas 22 javëve, kishte humbur plot 21 pikë pas situatës së avantazhin.

Nëse hyjmë më në detaje, Juventusi humbi dy pikë kur ishte në avantazh me Kaljarin 1-0 dhe sfida përfundoi 1-1.

Në Inter-Juventus Juvja e çoi sfidën në 1-2, por përfundoi 4-4. Më pas Juvja kaloi në avantazh ndaj Leçes, por sfida gjithsesi u mbyll në barazim 1-1. E njëjta situatë ndodhi në shtëpi kundër Venecias ku nga 1-0, sfida u mbyll në barazim 2-2.

Në barazim 1-1 u mbyll edhe Atalanta-Juventus ku më parë ishte “Zonja” në avantazh, situatë identike si në derbin e Torinos që vjen më pas. E fundit është pikërisht sfida ndaj Napolit ku të besuarit e Motës kaluan në avantazh, por në fund sfida përfundoi 2-1.

Pra në total, llogaritë tregojnë se Juventusi ka humbur 17 pikë nga situatat e avantazhit. Problemi është se ky fenomen nuk ka ndodhur vetëm me rivalët direkt, por edhe me ekipet më të vogla në letër.



Read it all at Bota Sot