Vetëm 1 minutë në fushë e lojës, mbrojtësi kërkon largimin nga Dinamo

- Bota Sot

Vetëm 1 minutë në fushë e lojës, mbrojtësi kërkon largimin nga Dinamo

Te Dinamo në këtë merkato lëvizjen në hyrje-dalje kanë qenë të paktë. Dinamovitët kanë mbajtur boshtin e skuadrës, me Ilir Dajën që ka bërë me pikatore.

Janë afruar në ekip lojtarë si Fjoart Jonuzi dhe Tomas Kiri, ndërsa është larguar Mateo Muzek.

Por jo vetëm kaq, pasi largimi i radhës nga dinamovitët është Antonio Mico.

Mbrojtësi nuk ka mundur të fitojë besimin e stafit teknik dhe pritet që së shpejti palët të gjejnë gjuhën e përbashkët për të ndërprerë mes tyre bashkëpunimin.

Kujtojmë se në këtë sezon Mico ka mundur të luajë vetëm në 1 ndeshje, në total vetëm 1 minutë, teksa u bë pjesë e "Bluve" në shtator të vitit të kaluar.



Read it all at Bota Sot