Një lojtar niset drejt Serbisë dhe një tjetër drejt Greqisë

- Bota Sot

Një lojtar niset drejt Serbisë dhe një tjetër drejt Greqisë

Flamurtari nuk po kalon jë moment të mirë sa i takon dëmtimeve. Disa lojtarë kyç po vuajnë për shkak dëmtimesh dhe kjo ka bërë që të mungojnë në ndeshjet e fundit.

Kështu Bruno Telushi ka zbarkuar në Serbi për të vazhduar fazën e rikuperimit, me lojtarin që shpreson që të rikthehet në fushë sa më shpejt.  Telushi ka një tërheqje në pulpë dhe nga vizitat mjekësorë është mësuar se duhet një trajtim ekstra dhe kjo është arsyeja që ka udhëtuar drejt Serbisë.

Nëse Telushi ka zgjedhur Serbinë, një tjetër lojtar ka zgjehdur greqinë.

Bëhet fjalë për Albi Allën. Ky i fundit u dëmtua ndaj Burrelit në menisk dhe për këtë ka vendosur të vazhdojë rikuperimin në Greqi.

Faza e rikuperimit të mbrotjësit do të zgjasë edhe disa javë, teksa mund të jetë i gatshëm për Andrea Agostinellin vetëm pas 4-6 javësh.

Mungesa të rëndësishme këto që i shkaktojnë “dhimbje koke” trajnerit italian, i cili do të duhet të vazhdojë të luajë pa to.

Kujtojmë se kuqezinjtë do të luajnë në një transfetë të ëvshtirë në kuadër të javës së 21-të të Kategorisë së Parë. Kundërshtari i tyre i kësaj jave do të jetë Lushnja, me sfidën që do të luhet ditën e dielë në orën 13:30.



Read it all at Bota Sot