Egnatia skuadra më në formë, Arsen Lleshi shënuesi më i mirë

- Bota Sot

Egnatia skuadra më në formë, Arsen Lleshi shënuesi më i mirë

Pas 22 javësh në kampionatin “Abissnet Superiore”, Egnatia kryeson renditjen me 39 pikë.

Rrogozhinasit janë skuadra më në formë e momentit, pasi në nëntë javët e fundit kanë grumbulluar 19 pikë, më shumë se çdo ekip tjetër.

Pas Egnatias, vjen Dinamo City me 18 pikë, ndërsa Vllaznia mban vendin e tretë me 15 pikë. Bylis dhe Partizani plotësojnë pesë vendet e para, pasi të dyja skuadrat kanë grumbulluar nga 14 pikë secila.

Pavarësisht se Bekim Balaj kryeson listën e golashënuesve të kampionatit me 13 gola, lojtari më në formë në këtë aspekt gjatë nëntë javëve të fundit është Arsen Lleshi.

Sulmuesi i AF Elbasanit ka realizuar gjashtë gola në këtë periudhë, duke lënë pas Bekim Balajn, Regi Lushkjen dhe Tiago Nani, të cilët kanë shënuar nga pesë gola secili.



Read it all at Bota Sot