Stiven Gerrard ndërpret bashkëpunimin me skuadrën arabe “Al-Ettifaq”

- Bota Sot

Stiven Gerrard ndërpret bashkëpunimin me skuadrën arabe “Al-Ettifaq”

Stiven Gerrard si trajner i Al-Ettifaq ka marrë fund, me të dyja palët që kanë arritur një marrëveshje të përbashkët për t’u ndarë. Klubi i Superligës së Arabisë Saudite konfirmoi largimin e Zherardit në një deklaratë zyrtare.

“Ettifaq Football Club dhe Steven Gerrard sot kanë rënë dakord reciprokisht për të ndarë shoqërinë. Vendimi vjen pas një përfundimi miqësor të marrëdhënies me menaxherin”, thuhet në njoftim.

Presidenti i klubit, Samer Al Misehal shprehu gjithashtu vlerësimin e tij për trajnerin anglez.

“Së pari dhe më kryesorja, ne i shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë Steven për përkushtimin dhe punën e tij të palodhur gjatë kohës së tij me klubin”, tha Al Misehal.

Zherrard gjithashtu ndau mendimet e tij për largimin e tij, duke pranuar sfidat me të cilat u përball gjatë kohës së tij në Arabinë Saudite.

“Futbolli është i paparashikueshëm dhe ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç duam.

Megjithatë, unë largohem me shumë respekt për klubin dhe vendin. Nuk kam dyshim se puna që po bëhet do të sjellë sukses në të ardhmen dhe i uroj ekipit më të mirën për pjesën tjetër të sezonit”, ka thënë Gerrard.

Ish-mesfushori i Anglisë dhe Liverpullit mori drejtimin e Al-Ettifaq në korrik të 2023 dhe nënshkroi një zgjatje dyvjeçare të kontratës në janar 2024, e cila do ta mbante atë në klub deri në vitin 2027. Megjithatë, Al-Ettifaq ka pasur vështirësi këtë sezon, duke fituar vetëm pesë nga 17 ndeshjet e tyre në ligë, duke i lënë ata pesë pikë mbi zonën e rënies.



Read it all at Bota Sot