Blessing Eleke u transferua gjatë merkatos së janarit te Partizani.
Një lojtar që ka ardhur me shumë bujë, por duket se akoma pa debutuar me të kuqtë, i kanë rënë “flatrat”.
Kjo pasi sulmuesi është dëmtuar në stërvitje, ku k apësuar një tërheqje muskulare të gradës së parë deri në të dytën.
Kjo do të thotë se 28-vjeçari do të mungojë edhe 2-3 javë, çdo do ta shtyjë debutimin e tij me të kuqtë.
Por jo vetëm kaq, pasi siç dihet Eleke prej 6 muajsh nuk luan dhe forma e tij fizike lë shumë për të dëshiruar.
Shto këtu edhe dëmtimin dhe duket se nigeriani nuk jep garanci për repartin e sulmit.
Te Partizani janë vënë në lëvizje për një tjetër sulmues dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme.