Kohët e fundit është raportuar se Arabia Saudite po interesohet për sulmuesin e Real Madridit, Rodrygon.
Për këtë çështje ka folur trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti, ku tha se lojtarët e tij janë shumë të lumtur këtu.
“Rodrygo në Arabinë Saudite? Lojtarët e mi janë shumë të lumtur këtu dhe duan të bëjnë histori këtu”.
“E thashë për Vinin, e përsëris për Rodrygo”, përfundoi ai.
Rodrygo ka kontratë të vlefshme me madrilenët deri më 30 qershor të vitit 2028.