Ja të gjithë numrat kuqezinj të Moratës

- Bota Sot

Ja të gjithë numrat kuqezinj të Moratës

Përditësime të reja mbi kalimin e Alvaro Morata nga Milani te Gallatasaray.

Sulmuesi spanjoll do të largohet nga Milano pasditen e sotme, pas gjashtë muajsh kuqezi, për t’u transferuar në Turqi, në Stamboll.

Në vend të tij, “Djalli” po synon fort Santiago Gimenez, i cili është shumë afër zbarkimit në “San Siro”, pas përshpejtimit të bisedimeve gjatë natës. Nuk përjashtohet edhe një sulm i ri për Joao Felix, duke marrë parasysh gjithashtu praninë e agjentit të tij Jorge Mendes në Itali.

Sipas informacionit të medias italiane, në operacionin e huazimit të Morata me detyrim blerjeje ekziston një mundësi që i lejon klubit turk ta zgjasë huazimin edhe për një vit tjetër (detyrimi mbetet në qershor 2025 ose 2026).

Morata do të firmosë një kontratë deri në vitin 2029 me gjigantët turq. Milani do të marrë 10 milionë euro, plus 3 milionë euro bonuse, shifra këto që do t’i mundësojnë klubit kuqezi të shmangë një humbje financiare (ish-lojtari i Juventusit është i regjistruar në bilanc për 9.75 milionë euro).

Siç u tha, spanjolli po largohet pas disa muajsh nga Milani. Në kampionat, ai ka luajtur 16 ndeshje (gati gjithmonë si titullar), ku ka shënuar 5 gola. Spanjolli ka pasur gjithashtu 7 paraqitje, me një gol, në Ligën e Kampionëve.



Read it all at Bota Sot