Bierhoff: Derbi mund të ndryshojë krej sezonin

- Bota Sot

Bierhoff: Derbi mund të ndryshojë krej sezonin

“Interin e shoh favorit, por derbi është një histori më vete dhe mund ta ndryshojë sezonin”.

Këto ishin fjalët e Oliver Bierhoff, ish-sulmuesit të Milanit, i intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” përpara derbit milanez të së dilës.

Më tej, gjermani vazhdoi: “Interi fitoi kampionatin e kaluar me një avantazh të madh, tani është i dyti në klasifikim. Milani ka ndërruar trajnerin, renditja është e dukshme për të gjithë, duhet të marrim parasysh edhe rrugëtimin në Ligën e Kampionëve”.

E lehtë ishte zgjedhja e lojtarit vendimtar te kuqezinjtë. “Rafael Leao”, – ishte përgjigjja e gjermanit, ndërsa kjo dukej më e komplikuar për Interin: “Nuk dua të mendoj për këtë, edhe pse Interi ka qenë ekipi im i parë italian. Lautaro? Është një siguri, por unë them Calhanoglu”.

Mes temave të intervistës ishte dhe rruga e trajnerit Simone Inzaghi: “Në të kaluarën është kritikuar, ka kaluar momente të vështira, por është mësuar me presionet.

Për të flasin rezultatet. Kam luajtur kundër tij dhe kundër vëllait të tij. Pippo ka shënuar më shumë gola, por Simone ishte i zoti, kishte inteligjencën për ta kuptuar se ku duhej ta priste topin. Berlusconi? Ishte një zotëri, po ashtu Galliani”.



Read it all at Bota Sot