Gjimshiti nuk mjafton, Atalanta ngalalëson, mediat italiane vlerësojnë maksimalisht kapitenin

- Bota Sot

Gjimshiti nuk mjafton, Atalanta ngalalëson, mediat italiane vlerësojnë maksimalisht kapitenin

Berat Gjimshiti nuk mjafton. Atalanta ngec sërish në kampionat dhe nuk përfiton dot nga kalendari i vështirë që rezervon kjo javë për dy kryesueset Napoli dhe Inter. Në Bergamo të besuarit e Gian Piero Gasperinit u ndalën në një barazim 1-1 ndaj Torinos.

Sfida nisi më mirë për zikaltrit që shënuan që në minutën e 21, teksa Bellanova realizoi, por me VAR që anuloi gjithçka pasi vuri re një prekje të topit me dorë në çastin e stopimit të topit nga anësori i vendasve.

Megjithatë bergamaskët vijojnë të insistojnë, teksa 10 minuta nga fundi i pjesës së parë do të ishte Berat Gjimshiti, që me kokë do të gjente golin, pas një harkimi të saktë nga këndorja.

Goli i parë këtë sezon në kampionat për mbrojtësin dhe kapitenin e kombëtares tonë. Megjithatë Torino reagon shumë shpejtë, teksa nga një goditje dënimi, Maripan me kokë ndëshkon vendasit.

Atalanta insistoi edhe gjatë pjesës së dytë për golin e fitores por pa mundur dot ta gjejë atë. Shansi më i mirë për zikaltrit do të ishte nga pika e bardhë e penalltisë, aty ku Retegui do të gabonte përballë portierit serb të Torinos Milinkoviç-Saviç.

Barazimi i 3 në 5 ndeshjet e fundit me Atalantën që ngadalëson ndjeshëm ritmin në luftën për titull. Ndeshje shumë e mirë për Berat Gjimshitin, që jo vetëm realizoi golin e vetëm për bergamaskët, por gjithashtu shfaqi soliditet në repartin e prapavijës. Mëkat që goli nuk solli fitoren për ekipin e tij, shkruhet në siten zyrtar të Tuttomercatoweb, që e vlerëson Gjimshitin me notën 7.

Ndërkohë të shtunën në mbrëmje fiton edhe Bologna. Ekipi i Italianos mundi pastër 2-0 Comon, teksa për bolonjezët mjaftuan nga një gol në çdo pjesë, me De Silvestrin dhe Fabbian, që sigluan fitoren dhe i dhuruan 3 pikë ekipit vendas, që falë këtij suksesi ngjiten në vendin e 6 në tabelë me 37 pikë.



Read it all at Bota Sot