lojtari i Espanyol tregon çfarë i tha francezit

- Bota Sot

lojtari i Espanyol tregon çfarë i tha francezit

Real Madrid u mund mbrëmë 1-0 nga Espanyol, por më shumë se rezultati të gjithë po flasin për rastin e ndërhyrjes së Carlos Romero ndaj Mbappe.

Anësori i Espanyol bëri një ndërhyrje vërtet “kafshërore” ndaj yllit francez, që mund të kishte rezultuar shumë fatale, por për fatin e tij të mirë nuk ndodhi.

Të gjithë prisnin ndëshkimin e Romero me karton të kuq, por arbitri i ndeshjes dhe VAR, e quajtën “normale” dhe vijuan ndeshjen.

Në fund të ndeshjes ishte vetë protagonist Carlos Romero që foli për këtë rast.

“E dija se ishte e pamundur të ndaloja vrapimin e Mbappe-s. E ndalova aq sa munda, ishte pak e shëmtuar. Nuk me pëlqeu ajo që bëra, nuk kisha rrugë tjetër dhe i kërkova falje”, tha Romero.

Edhe Carlo Ancelotti nuk e fshehu zhgënjimin ndaj vendimit të arbitrit dhe VAR-it duke e quajtur të pashpjegueshëm.



Read it all at Bota Sot