Mesfushori 23-vjeçar spanjoll i kishte shprehur dëshirën skuadrës portugeze për ta bërë këtë lëvizje para përfundimit të afatit kalimtar.
Ish-produkti i La Masia do të fluturojë për në Angli menjëherë pasi u arrit një marrëveshje mes dy klubeve.
Man City do të paguajë vlerën e klauzolës së tij të lirimit prej 60 milionë euro, shkruan Relevo.
Pep Guardiola duket se e ka identifikuar atë si një lojtar që mund të lehtësojë humbjen e Rodri Hernandez në mes të fushës, dhe Nico ka aftësinë të luajë para mbrojtjes, ose si një mesfushor më avancues, pasi këtë sezon ai ka kontribute në 13 gola në vetëm 29 paraqitje.
Lëvizja e tij po festohet edhe te Barcelona, pasi kur e shiti te Porto, ruajti një tarifë për shitjen e ardhshme prej 40%, ndërsa në atë kohë inkasoi 8.44 milionë euro.
Kjo shitje do t’i sjellë Barcelonës edhe 24 milionë euro, duke e quar shifrën totale mbi 32 milionë euro përfitime.
Kjo është shitja e dytë më e madhe e Barcelonës në 4 vite e gjysmë, pasi e kalon vetëm ajo prej 50 milionë euro që mori nga Paris Saint-Germain për Ousmane Dembele dy vera më parë.