Chelsea ka mundur West Ham Unitedin me rezultat 2:1 në xhiron e 23-të të Premier Ligës.
Jarred Bowen realizoi për 0:1 në minutën e 42-të për mysafirët.
Ndërkaq, të Kaltrit u kthyen në lojë në pjesën e dytë, fillimisht përmes Pedro Netos, i cili barazoi në minutën e 64-të.
Një autogol i Aaron Wan-Bissakas në minutën e 74-të siguroi fitoren për vendësit që tani zënë vendin e katërt me 43 pikë.