Medin Bajrami i kreu testet mjekësore, para zyrtarizimit te Rabotniçki

- Bota Sot

Medin Bajrami i kreu testet mjekësore, para zyrtarizimit te Rabotniçki

Medin Bajrami i ka kryer me sukses testet mjekësore me Rabotniçkin, para se t’i bashkohet klubit nga Shkupi.

Rabotniçki dhe Bajrami janë pajtuar të nënshkruajnë kontratë deri në përfundim të kampionatit.

26 vjeçari sot në mëngjes kreu testet mjekësore me Rabotniçkin, ndërsa brenda ditës do të prezantohet. Ai më pas do t’i bashkohet ekipit në stërvitje. Rabotniçki pas lojës miqësore që do ta zhvilloj sot, do të kthehet në Shkup.

Futbollisti i repartit defensiv, Bajrami, do të jetë një përforcim i madh për “romantikët”, të cilët kanë ambicie për titullin e kampionit.

Medin Bajrami gjatë karrierës së tij ka luajtur për përzgjedhjet më të reja të Maqedonisë, Renovën, Bellasicën dhe së fundmi Voska Sport nga Ohri.

Ai ka përvojë edhe jashtë Maqedonisë, duke luajtur disa sezone në Slloveni te skuadrat e NK Maribor, Krsko, Drava Ptuj, Iliria e të tjerë



Read it all at Bota Sot