Manchester City prezanton zëvendësuesin e Rodrit

- Bota Sot

Manchester City prezanton zëvendësuesin e Rodrit

“Manchester City ka finalizuar blerjen e Nico Gonzalez nga Porto në ditën e fundit të merkatos.

23-vjeçari është bashkuar me City për një kontratë 4 vjeçare e gjysmë, që e lidh me klubin tonë deri në vitin 2029”.

Kështu, Pep Guardiola ka mirëpritur afrimin e fundit në një merkato dimërore fantastike, pas blerjeve të Vitor Reis, Khusanov dhe Marmoush.

Nico Gonzalez ka lënë pas Ligën e Portugalisë për t’u testuar në një nga kampionatet më konkurruese në botë, Premier League, duke përfituar edhe nga mungesa e Rodrit, për shkak të një dëmtimi.

Ja fjalët e para të blerjes së re të Manchester City: “Kjo është mundësia perfekte për mua, në këtë moment të karrierës. Jam 23 vjeç dhe dua ta provoj veten në Angli.

Nuk ka klub më të mirë se Manchester City për ta bërë këtë. Shikoni skuadrën që kanë këtu. Është e pabesueshme, e mbushur me lojtarë të klasit botëror. Nuk ka futbollist në botë që nuk do të dëshironte të ishte pjesë e këtij grupi”.

Sa i përket të stërviturit nga Guardiola, ai shtoi: “E di që reputacioni i Pep është i jashtëzakonshëm, mezi pres të punoj me të. Madje, jam i nderuar që dëshironte të isha pjesë e skuadrës së tij.

Jam vërtet i emocionuar. Dua vetëm të njoh shokët e mi të skuadrës dhe stafin, pastaj mezi pres të luaj para tifozëve të City”.



Read it all at Bota Sot