Kohët e fundit flitej për një largim të Carlo Ancelottit nga Real Madridi.
Mirëpo italiani, kishte hedhur poshtë zërat duke thënë se do të donte të qëndronte deri më 2029, për t’u larguar përkrah Florentino Perezit.
Por sipas raportimeve të fundit të “AS”-it, ish-skuadra e tij Roma po mendon ta bindë Ancelottin që të largohet nga Reali dhe të rikthehet në Itali sezonin e ardhshëm.
Ancelotti, kishte qenë më parë pjesë e Romës si lojtar ku kishte bërë 171 paraqitje për skuadrën nga kryeqyteti.
Roma, menaxhohet aktualisht nga Claudio Ranieri, i cili mori drejtimin e skuadrës deri në fund të sezonit.