Arrestohet shtetasi nga Maqedonia e Veriut, dyshohet se vrau një gjerman

- Bota Sot

Arrestohet shtetasi nga Maqedonia e Veriut, dyshohet se vrau një gjerman

Një 41 vjeçar ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda të marra nga një konflikt me një 29 vjeçar, me nënshtetësi gjermane.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në mesnatën e 1 shkurtit, para një restoranti në Sittardsberger Allee në Duisburg.

Deri tek rasti tragjik dyshohet të ketë ardhur pas një debati mes të 29-vjeçarit nga Maqedonia e Veriut, dhe viktimës.

Gjermani 41-vjeçar, mësohet se është shtyrë nga i dyshuari dhe me këtë rast ka marrë plagë të rënda në kokë, pasi kishte rënë në tokë.

Ai u dërgua në spital me plagë të rrezikshme, ku të hënën më 3 shkurt edhe vdiq.

I riu nga Maqedonia e Veriut, pas ngjarjes u dorëzua në polici në Buchholz.

Nga ai mjekët morën disa mostra gjaku, për të parë nëse ky kishte konsumuar alkool apo kishte marrë drogë ose ilaqe.

Tani 29-vjeçari ngarkohet me vepren penale të “lëndimit trupor me pasojë vdekjen”.

Hetimet lidhur me rastin ende po vazhdojnë nga autoritetet gjermane.



Read it all at Bota Sot