Lojtari i fundit i firmosur nga Manchester United, Patrick Dorgu, raportohet se është një nga lojtarët më pak të paguar në klub.
“Djajtë e Kuq” njoftuan nënshkrimin e tij nga Lecce për 29.4 milionë paundë të dielën, dhe lojtari ra dakord për një kontratë pesëvjeçare e gjysmë.
Man United ishin të etur për të forcuar krahun e majtë, duke shfaqur interes për Nuno Mendes të Paris Saint-Germain dhe Milos Kerkez të Bournemouth gjatë javëve të fundit.
Duke marrë parasysh problemet fizike të Luke Shaë, pasi ai ka luajtur vetëm 98 minuta këtë sezon, “Djajtë e Kuq” u përqendruan në nënshkrimin e talentit në zhvillim nga Lecce, i cili mund të luajë edhe në krah të djathtë.
Ai tashmë ka debutuar edhe me Danimarkën në shtator, duke shënuar golin e tij të parë pas vetëm 42 sekondash që kishte dalë në fushë kundër Zvicrës.
Megjithatë, sipas “The Athletic”, 20-vjeçari është një nga lojtarët më pak të paguar në Man United me një pagë javore prej 40,000 paundësh – edhe më e ulët se ai i Jonny Evans, i cili është një titullar jo i rregullt, ose i portierit të tretë, Tom Heaton.
Për shkak të mungesës së një mbrojtësi të majtë të plotë, Diogo Dalot dhe Noussair Mazraoui janë detyruar të mbulojnë pozitat gjatë muajve të fundit.
Megjithatë, tani Dorgu do të garojë me Luke Shaë, i cili është rikthyer në stërvitje me grupin dhe është gjithashtu një nga lojtarët më të paguar në “Old Trafford” me 150,000 paund në javë.
Marcus Rashford – i cili përfundoi kalimin e tij te Aston Villa, e cila kuptohet se do të mbulojë 70 përqind të pagës së tij – ishte lojtari i tretë më i paguar në ekip, me një pagë javore prej 300,000 paundësh.
Antony, i huazuar nga Real Betis, raportohet se fitonte 200,000 paund në javë. Skuadra e LaLigës do të mbulojë afërsisht 84 përqind të pagës së brazilianit.
Casemiro kryeson listën me 350,000 paund dhe ka një vit të mbetur në kontratën e tij, por ndiqet nga kapiteni Bruno Fernandes, i cili fiton 300,000 paund në javë.
Dorgu do të ketë mundësinë të debutojë në ndeshjen e ardhshme të Premier League kundër Leicester në “Old Trafford” të premten.