Rikthimi i Atanaskoskit te Partizani

- Bota Sot

Rikthimi i Atanaskoskit te Partizani

Partizani ka postuar fotot e zakonshme, siç ndodh para çdo ndeshje.

E radhës është nesër në transfertën e Laçit dhe vlen për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Çfarë ka rënë në sy është rikthimi i Atanaskoskit me një pamje të pazakontë.

Mbrojtësi i Partizanit është shfaqur në stërvitje me të nxira në fytyrë.

Kujtojmë se lojtari maqedonas ishte transferimi i fundit në merkaton e janarit. Klubi i kuq e prezantoi pak para përfundimit të afatit përfundimtar.

Atanaskoski ka luajtur më parë 2 sezone me “demat” ku ka arritur të fitojë titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë.



Read it all at Bota Sot