Gazetari meksikan ul pritshmëritë për Santiago Gimenez

- Bota Sot

Gazetari meksikan ul pritshmëritë për Santiago Gimenez

Santiago Gimenez, meksikani shihet si një lojtar me pritshmëri të madhe te Milani.

Sulmuesi 23-vjeçar ka bindur te Feynordi me golat e realizuara, ndërsa debutimi te kuqezinjtë kundër Romës shkoi po në të njëjtën mënyrë.

Gazetari meksikan, Christian Martinoli, e ka bërë të qartë në Itali se sulmuesi i tyre do të kërkojë kohë për ambientim dhe që te Milani duhet t’i ulin pak pritshmëritë pasi ka ndryshim mes Serisë A dhe Eredivisie.

“Gimenez iu bashkua një ekipi historik. Në 10 vitet e fundit, Milani ka fituar pak tituj, por ka shumë popullaritet.

Është një nga ekipet më të suksesshme në histori. Mos të bëhemi konfuz, nuk shkoi te Milani i Barezit, Maldinit, por as në Milanin e 2010.

Shkoi në një ekip që nuk është protagonist në Serinë A. Ka shumë potencial të madh. Para disa ditësh luajti në Holandë dhe pastaj në Serinë A.

Serie A nuk është Eredivisie dhe as Feynordi nuk është Milani, por në një formë të mirë, Gimenez mund të bëjë shumë”, tha Martinoli.



Read it all at Bota Sot