Nuk është më sekret që Milani e ka identifikuar Samuele Riccin e Torinos si një nga objektivat kryesorë për sezonin e ardhshëm, pasi Granata refuzoi tentimin e tyre gjatë merkatos së janarit.
Milan kryeson garën për Riccin, pavarësisht interesit të Interit.
Rossonerët kanë monitoruar nga afër mesfushorin italian gjatë muajve të fundit, duke nisur edhe bisedime me Torinon dhe përfaqësuesit e lojtarit.
Puna e Milanit pritet të japë frytet në merkaton e verës, pasi sipas Calciomercato.com, Ricci e konsideron Milanin si destinacionin e tij të preferuar, pavarësisht interesit nga rivalët e qytetit, Interi.
Torino së fundmi ka rinovuar kontratën e Riccit deri në vitin 2028, por ky vendim ka ardhur kryesisht për të ruajtur vlerën e tij në treg, veçanërisht nëse në garë futen edhe ekipe si Manchester City.
Megjithatë, Milani planifikon të përfshijë disa lojtarë në marrëveshje për të ulur çmimin e kërkuar nga Torino.
Për më tepër, fakti që Ricci preferon transferimin te Rossonerët mund ta thjeshtojë procesin e negociatave, me Torinon që duket se tashmë e ka pranuar idenë e largimit të tij në fund të sezonit.