Tregon skuadrën më të mirë

- Bota Sot

Tregon skuadrën më të mirë

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka treguar se cila skuadër është më e mirë në La Ligë.

Sipas tij, skuadra më e mirë është Barcelona.

“Unë ende insistoj që Barcelona është skuadra më e mirë në La Ligë”, u shpreh ai.

“Ata sulmojnë shumë mirë, kanë shpejtësi të jashtëzakonshme në lojtarët e tyre dhe luajnë shumë mirë si ekip”, shtoi tutje ai.

Ndërkohë kujtojmë se mbrëmë derbi madrilen mes Realit dhe Atleticos përfundoi baras 1-1, rezultat ky që shkon në favor të Barcelonës me një fitore eventuale ndaj Sevillës sonte, ku e diferenca me kreun e tabelës zbritet në dy pikë.



Read it all at Bota Sot