Ish-ylli i Real Madridit, Marcelo së fundi ka vendosur të pensionohet nga futbolli.
Ai do të mbahet mend si një nga mbrojtësit e majtë më të mirë të të gjitha kohërave, ku shpeshherë gjatë karrierës së tij ishte krahasuar me Roberto Carlosin.
Braziliani, së fundi kishte qenë i ftuar në një intervistë për një televizion spanjoll, ku kishte folur për ish-trajnerin e tij, Jose Mourinho.
“Mourinho më mësoi të jem më agresiv. Gjithmonë doja ta kisha topin, por ai më mësoi se duhet ta vjedh topin fillimisht. Më ndihmoi shumë. Më tha: “Ti nuk di të mbrohesh, unë do të të mësoj dhe do të të bëj më të mirën”. Është bukur”, u shpreh Marcelo.
Marcelo, kujtojmë që kishte filluar karrierën e tij te Fluminense, ku më pas u transferua te Real Madridi ku kaloi pjesën më të madhe në karrierë, ku fitoi tituj të shumtë në futboll.
Ai më pas vazhdoi karrierën e tij te Olympiacosi dhe më pas prapë në Brazil te Fluminense, ku fitoi Copa Libertadores.