Thiago Motta nuk beson se Juventusi është skuadra favorite

- Bota Sot

Thiago Motta nuk beson se Juventusi është skuadra favorite

Thiago Motta nuk beson se Juventusi është skuadra favorite në përballjen e sotme kundër PSV-së e cila do të zhvillohet në orën 21:00. Trajneri bardhezi komentoi pritshmëritë që ka për duelin si dhe konfirmoi mungesën e Kambiazos.

PSV ju bëhet sërish pengesë…

Është një sfidë e rëndësishme, të gjithë e dimë.

Është një ndeshje e madhe për t’u luajtur në maksimum. Djemtë punojnë shumë në stërvitje për të qenë gati për këto ndeshje.

Duhet të luajmë me intensitet dhe ritëm të madh duke respektuar kundërshtarin. Ne luajmë në shtëpi dhe duhet të bëjmë lojën tonë.

Duhet të luajmë me dinamizëm dhe të luajmë një ndeshje shumë të kompletuar për t’u kualifikuar. PSV-ja është një ekip i madh me lojtarë cilësorë. Ne kemi shumë respekt për kundërshtarin, duhet të japim maksimumin për t’i mposhtur.

Si ka ndryshuar PSV-ja?

Ata janë një ekip i ri që bëjnë presion të madh dhe luajnë me guxim. Në ndeshjen e parë kemi pasur disa momente të mira dhe kemi përfunduar mirë para portës, por në të njëjtën kohë kemi vuajtur edhe nga driblimet e tyre, posedimi i topit dhe futjet e anësorëve.

Tetë ditë vendimtare…

Tri ndeshje në tetë ditë nuk janë justifikim. Ne kemi një ekip të ri dhe mund t’i bëjmë. Nuk shkojmë përtej një ndeshjeje të vetme. Sot kemi një ndeshje shumë të rëndësishme kundër një ekipi të madh që luan futboll të mirë. Nuk mendojmë për Interin, fokusi është te PSV-ja. Po kalojmë një moment të mirë.

Edhe në garën e fundit treguam se qëndrueshmëria është rritur në këtë grup. Me gjithë vështirësitë e kaluara, kjo skuadër tashmë di të fitojë ndeshje edhe nëse nuk luan më mirë se kundërshtari dhe kjo është një gjë pozitive.



Read it all at Bota Sot