Serxho Aguero beson se ish-skuadra e tij, Mançester Siti mund të ketë ende një sezon të mirë, pavarësisht nga forma e dobët dhe i ka mbështetur ata që të shkojnë shumë larg në Ligën e Kampioneve.
Duke folur ekskluzivisht për “Sky Sports News”, golashënuesi më i mirë i historisë së klubit tha se Pep Guardiola është trajneri i vetëm që mund ta kthejë skuadrën në maksimumin e saj.
“Këtë vit mendoj se do të jetë shumë e vështirë që ata të fitojnë Premier Ligën. Ata e nisën shumë mirë, por patën disa javë të këqija. Në Ligën e Kampioneve objektivi është të shkojmë sa më larg.
Është shumë e vështirë. Objektivi duhet të jetë të bëjmë sa më mirë edhe në Premier Ligë.
Por unë mendoj se Guardiola është një trajner shumë i mirë dhe i vetmi që mund ta ndryshojë situatën. Por nuk do të jetë e lehtë”.