Mesfushori i Chelseat, Romeo Lavia, ka identifikuar tre adoleshentë të Bluve si ata që duhen mbajtur nën vëzhgim.
Gjatë një bisede të fundit me kanalin YouTube Rising Ballers, ish-lojtari i Manchester City u pyet për të përmendur të rinjtë e Blues që mund të shkëlqejnë në të ardhmen.
Belgu tha: “Unë mendoj Tyrique George, shoh Josh Acheampong. Ju ndoshta nuk e njihni atë, Shim Shumaira Mheuka, sulmues i mirë. Po, do të thosha këta të tre. Jam shumë i sigurt në aftësitë e tyre”.
Ndërsa Tyrique George ka bërë 11 paraqitje me ekipin e parë në të gjitha garat për Blues, Josh Acheampong ka bërë gjithsej gjashtë paraqitje për Chelsea-n.
Shumaira Mheuka, nga ana tjetër, ka bërë një paraqitje në rolin numër nëntë për klubin londinez.
Kur u pyet për ambiciet e tij për të ardhmen, Lavia u përgjigj:
“Jashtë fushës, dua t’i kthej komunitetit në përgjithësi, sepse mendoj se si futbollistë mund të bëjmë shumë më tepër. Kjo është padyshim një gjë që kam në zemër. Në fushë dua të arrij shumë”.
Lavia, 21 vjeç, ka dhënë një asist në 12 ndeshje të luajtura në total me Chelsea-n këtë sezon.