Gjimshiti “njeriu asist”, qendërmbrojtësi kuqezi me 10 pasime goli në Serie A

- Bota Sot

Gjimshiti “njeriu asist”, qendërmbrojtësi kuqezi me 10 pasime goli në Serie A

Është padyshim krenari që na përfaqëson. Jo çdo kombëtare mund të mburret se ka lojtarë të nivelit të Berat Gjimshitit, dhe kapiteni kuqezi arriti fundjavën e shkuar një kulm të ri.

Ai mbushi numrin jubilar të 10 asisteve në Serinë A, një nivel aspak për t’u hedhur poshtë për një lojtar difensiv, nga të cilët 9 me Atalantën dhe një me Beneventon.

Vetëm të tillë si Rafael Toloi apo holandezi Hatebur janë mbrojtësit me më shumë asiste sesa shqiptari në historinë e bergamaskëve në kampionat, me nga 15 secili.

Dashuria e tij me pasimet për gol nisi në Benevento-Crotone në sezonin 2017-2018, e më pas vazhdoi në Bergamo.

Në 8 sezone radhazi në elitën italiani, Gjimshiti ka meritën se çdo vit ka shërbyer të paktën një asist.

Nivelin më të lartë e pati në 2020-2021 kur krijoi tre rrjeta.

Jo vetëm kaq, por 31-vjeçari ka kaluar gjigandin suedez, Glen Stromberg, gjithashtu një mbrojtës, për numrin e ndeshjeve me “Dean”, përcjell abcnews.

Gjimshiti është ngjitur në vendin e 10-të për të gjitha kohët me 273 sfida, një më shumë sesa Stromberg, dhe nëse do të vazhdojë në Bergamo, padyshim që do të synojë të hyjë ndër pesë të parët.

Një histori e vërtetë suksesi për futbollistin e lindur në Luginën e Preshevës, I cili për pak kohë mund të bëhet lojtari me më shumë paraqitje në Serinë A.

Erion Bogdani kryeson me 253 ndeshje, Berati e ndjek me 238, pra diferenca është vetëm 15.



Read it all at Bota Sot