Tjetër skandal te Barcelona

- Bota Sot

Tjetër skandal te Barcelona

Lajmet që vijnë nga Spanja përfshijnë një rast të ri ngacmimi seksual, këtë herë në fushë.

Një deklaratë shumë e ashpër e Espanyol hodhi dritë mbi atë që u pa para kamerave edhe gjatë ndeshjes së fundit të luajtur në Spanjë.

Çështja Rubiales kishte ngjallur jo pak polemika në Spanjë, në lidhje me “puthjen jo konsensuale” dhe për të cilën, pas çështjes me Jenny Hermoso, erdhi dënimi.

Mbetet për t’u parë nëse e njëjta gjë do të ndodhë edhe tani, duke pasur parasysh atë që është raportuar në Spanjë për atë që ndodhi në fushë, për “prekjen” në fushë.

“Ajo që ndodhi është e papranueshme dhe nuk mund të kalojë pa u vënë re”.

Ky është qëndrimi i ashpër i Espanyol, që për atë që ndodhi në fushë në derbin e Barcelonës në ndeshjen mes ekipeve të femrave të Espanyol-it dhe Barcelona-s, e ka raportuar tek organet kompetente.

“Preku pjesët intime, pyeti ‘a ke penis?’ E papranueshme”.

Akuza të rënda për ngacmim seksual, si dhe transfobi.

Lojtarja Mapi Leon, e cila shpejt deklaroi pafajësinë e saj dhe shpjegoi versionin e saj të fakteve, ka të ngjarë të sanksionohet me një skualifikim.

“Nuk e kam thënë kurrë këtë frazë”, ka deklaruar ajo në një deklaratë të përbashkët me klubin, në lidhje me atë që dyshohet se ka ndodhur në ndeshjen e fundit në Barcelonë.



Read it all at Bota Sot