Sylvinho me “dhimbje koke”

- Bota Sot

Sylvinho me “dhimbje koke”

Ngarkesa e madhe e ndeshjeve në këtë fazë të sezonit, ka bërë që shumë futbollistë të Kombëtares shqiptare të përfundojnë në infermieri. I fundit është Mirlind Daku.

Sulmuesi i kombëtares u detyrua të dilte nga fusha në minutat e fundit të ndeshjes përgatitore që Rubini e luajti në Antalia ndaj ekipit nga Azerbajxhani, Nefçi Baku.

Lojtari ka ndryshuar kaviljen, dhe se shkalla e dëmtimit do të mësohet pas vizitave mjekësore.

Për Sylvinhon shqetësimet më të mëdha janë në mbrojtje.

Ardian Ismajli u dëmtua në duelin ndaj Juventusit dhe mungoi më pas në fundjavë ndaj Milanit. Gjendja e tij do të shihet në ditët në vijim.

Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj janë të dëmtuar. Mbrojtësi i djathtë i Lacio u dëmtua në takimin kundër Cagliari-t. Klubi njoftoi se atij do t’i duhen të paktën 4 javë që të mund të rikuperohet plotësisht, por faza mund të shkojë deri në 45 ditë.

Edhe lojtari Al-Itihad ka një shqetësim në muskujt e poshtëm të barkut. Klubi saudit njoftoi se lojtari ka nisur fazën e rikuperimit, por nuk ka një datë fikse për kthimin në fushë. Një tjetër futbollist kuqezi, që po vazhdon fazën e shërimit është edhe sulmuesi Armando Broja.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në kualifikueset e Botërorit 2026 më 21 Mars kundër Anglisë në stadiumin “Wembly”, ndërkohë që ditë më pas pret Andorrën në Tiranë.



Read it all at Bota Sot