Feliks: Gati të rri gjatë, ja pse zgjodha Milanin para Interit

- Bota Sot

Feliks: Gati të rri gjatë, ja pse zgjodha Milanin para Interit

Aventura e tij te Milani nisi më një gol në Kupën e Italisë kundër Romës e me pak ftohtësi më tepër mund të kishte vijuar me golin e parë në kampionat. Zhoao Feliks nuk është i fiksuar pas këtyre aspekteve, për sa kohë Milani fiton dhe më të në fushë. Kështu ka qenë gjithmonë. Portugezi dje është prezantuar për publikun në një koferencë për shyp.

Te Milani keni vetëm 7 ditë. A ka ndodhur diçka që ju ka emocionuar? Një javë fantastike me dy fitore, me një gol të shënuar në “San Siro”. E prisja, por Milani është një klub i madh. Mund ta shihni nga jashtë. Kur je brenda, e kupton pse është një nga klubet më të mëdha në Evropë.

Tifozëve u pëlqen të ëndërrojnë dhe thuhet se u kujtoni Kakanë… Është lojtari im i preferuar i të gjitha kohërave. Kurrë nuk kam folur me të për të ardhur te Milani, por jemi takuar në të kaluarën. Ai është një idhull, nuk mund ta krahasoj veten me të, por do të doja të bëja atë që ai bëri te Milani.

Si e shihni situatën kur të katër (Feliks, Pulisic, Leao, Gimenez) jeni të gjithë në fushë? Nuk e di nëse është normale apo jo, por zakonisht njerëzit e shohin se mbrojtja është shumë e rëndësishme. Por kjo nuk do të thotë se me 4 sulmues nuk ka mbrojtje. Jemi sulmues, por kur vjen puna te mbrojtja, mundohemi të japim kontributin tonë. Ndihmojmë në mbrojtje, kërkojmë ekuilibër, siç e patë në pjesën e dytë kundër Empolit. U mbrojtëm dhe sulmuam mirë, ndaj them mund t’i bëjmë të dyja fazat me cilësi.

Si ju shpjegoi Konseisao projektin e Milanit? Kemi kohë që njihemi, madje kam luajtur kundër tij. Kur u largova nga Portugalia, vazhdova ta ndiqja. I thashë se do të kisha dashur të luaja në pozicionin tim, por nuk kërkova të luaja gjithmonë. Dhe kjo më bindi të vij te Milani. E kam njohur më parë, e di se si luajnë skuadrat e tij. Më pëlqen shumë dhe kjo është arsyeja pse jam këtu.

Ju jeni lojtari portugez më i paguar në histori, por i keni zhgënjyer prishmëritë. Çfarë ka shkuar keq dhe a dëshironi të qëndroni te Milan edhe pas huazimit? Jam në huazim, deri në qershor. Le të shohim se si shkon. Për momentin po shijoj vërtet gjithçka: klubin, njerëzit, infrastrukturën. Më pritën shumë mirë, si unë ashtu edhe familja ime. Në futboll gjërat mund të ndryshojnë shpejt. Por nëse do të ekzistonte mundësia për të qëndruar në Milano, do ta vlerësoja.

Në Serinë A nuk ka shumë fantazistë si ju. Si e shihni veten në këtë rol? Do të bëj gjithçka që më kërkon trajneri, në çdo kohë dhe në çdo rol, do të bëj më të mirën dhe do të jem në dispozicion të tij dhe ekipit.

Si e priti Leao transferimin tuaj? A ka thënë diçka për t’ju bindur? Më duhet të them se ishte i pari që më mori në telefon për të më pyetur nëse ishte e vërtetë që do të vija. Më pyeti nëse firmosa apo jo. Sapo e bëra, më telefonoi dhe u gëzua shumë. Kemi një marrëdhënie të mirë dhe kemi mirëkuptim në fushë.

A ishte i interesuar edhe Interi për ju? Po, menaxheri im më pati njoftuar se Interi ishte i interesuar. Por unë kisha filluar të negocioja me Milanin dhe kisha në mendje të vija këtu.

“San Siro” ra në dashuri me ju menjëherë… Më pëlqeu atmosfera e “San Siro”-s. Kam përjetuar emocione të ngjashme te Benfika dhe Atletiko e Madridit, por më duhet të them se atmosfera në Milano është ndryshe. Nuk e prisja një pritje të tillë, ndjeva menjëherë dashurinë e tifozëve. Atmosferë fantastike, shpresoj të vazhdojë kështu.

Pse zgjodhët numrin 79? E vërteta është se është një numër me të cilin jam shumë i lidhur, numri im i parë si profesionist. Është një numër i veçantë, do të jetë gjithmonë prezent në karrierën time. Gjithmonë më ka pëlqyer. 79, 14, 11, 7… Nuk janë numrat që ndikojnë, por ky është i veçantë. Çfarë synimi i vendosni vetes në këta gjashtë muaj kuqezi? Qëllimi im është të ndihmoj klubin, ekipin dhe të fitoj tituj. Karriera e një lojtari përbëhet nga titujt. Për sa kohë jam këtu qëllimi im është të fitoj tituj dhe asgjë tjetër.



Read it all at Bota Sot