Brdariç shpërblen lojtarët e Vllaznisë

- Bota Sot

Brdariç shpërblen lojtarët e Vllaznisë

Pas fitores me Bylisin, futbollistët e Vllaznisë kanë marrë dy ditë pushim në këtë fillim jave nga ana e stafit teknik.

Kuqeblutë do të kthehen në fushën e stërvitjes të mërkurën, kur do të fillojnë përgatitjet për ndeshjen kundër Dinamos.

Trajneri Brdariç dhe stafi i tij kanë lënë dy ditë pushim, që lojtarët të relaksohen dhe të rikuperohen në mënyrën e duhur.

Kalendari është i ngjeshur javët e ardhshme dhe çdo futbollist kërkohet të jetë në maksimumin e tij. Gjatë kësaj jave me ekipin pritet të bashkohen edhe Qato e Spahija, të cilët kanë qenë jashtë grupit për shkak dëmtimi.

Do të vijojë të mungojë portieri Qarri, që do të kthehet në mesin e muajit mars.



Read it all at Bota Sot