Erdin Hashani është larguar nga posti i kryetrajnerit të Flamurtarit të Prishtinës.
Lajmi bëhet i ditur nga vet Hashani.
“Nga sot Gramosi dhe unë nuk do të jemi më pjesë e KF Flamurtarit.
Klubit i urojmë shumë suksese!
Një falenderim të veçant është për secilin lojtarë dhe kryesin e klubit”, ka njoftuar Hashani.
Flamurtari renditet në vend të dhjetë ( i fundit) me 9 pikë në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B.