Motta karikon skuadrën para sfidës me Interin

- Bota Sot

Motta karikon skuadrën para sfidës me Interin

Këtë fundjavë, Serie A do të ketë një përballje të madhe mes Juventus dhe Inter.

Dy skuadra që synojnë t’i rrëmbejnë pikë njëra-tjetrës, për të arritur objektivat e tyre.

Trajneri i Juventus, Thiago Motta, shpreson të ngjitë shkallët në renditje dhe të qëndorjë në zonën Champions.

“Pres një ndeshje të vështirë”, tha Motta.

“Do të përballemi me një skuadër të fortë që po ecën më mirë se ne në këtë pikë të kampionatit”, shtoi më tej trajneri i bardhezinjve.

Më tej, Motta shtoi: “Ne luajmë në shtëpi dhe kemi gjithmonë të njëjtin synim: të bëjmë një paraqitje të shkëlqyer dhe të sjellim fitoren në anën tonë”.



Read it all at Bota Sot