11 javë kanë mbetur nga përfundimi i sezonit të rregullt në Kategorinë e Parë dhe skuadrat deri diku kanë arritur të blindojnë objektivat e tyre.
Vora dhe Flamurtari luajnë një kampionat më vete, me dy skuadrat që me shumë gjasa do të jenë pjesë e elitës, pasi janë shkëputur ndjeshëm nga rivalët e tjerë.
E gjithë çështja është te 4 skuadrat që do të arrijnë Play-Off-in, apo kush do të jetë pjesë e Play-Out-it. Java e 23-të rezervon përballje interesante.
Ditën e shtunë zhvillohen katër përballje, Vora kryesuese përballet edhe një herë me Erzenin.
Flamurtari luan ndaj Valbonës, ndërsa Besa mes shumë problemeve do të sfidojë Kukësin. Lushnja-Kastrioti, është një përballje me dy skuadrat që janë në kuotën e 30 pikëve dhe po luftojnë fort për të blinduar vendin e gjashtë.
Ditën e hënë, do të luhen dy përballjet që do të mbyllin javën. Në RTSH Sport, duke filluar nga ora 13:30, do të transmetohet sfida mes Pogradecit dhe Apolonisë, ndërsa në RTSH 2 takimi mes Burrelit dhe Korabit.