Ermir Rashica zyrtarizon largimin nga Skënderbeu

- Bota Sot

Ermir Rashica zyrtarizon largimin nga Skënderbeu

Aventurës së Ermir Rashicës me Skënderbeun tashmë i ka ardhur fundi. Talenti 20-vjeçar sapo ka njoftuar në rrjetet e tij sociale se nuk do të jetë më pjesë e klubit korçar. Rashica do të transferohet në skuadrën e Metalist 1925 Kharkiv që militon në Ligën e Dytë të Ukrainës.

“Lamtumirë KF Skënderbeu – Faleminderit për gjithçka!

Sot është një ditë e vështirë për mua, sepse më duhet të them lamtumirë një klubi që më ka dhënë kaq shumë. KF Skënderbeu nuk ishte thjesht një ekip, por një familje, një shtëpi e dytë ku kam kaluar momente të paharrueshme. Çdo ndeshje, çdo fitore, çdo sfidë e ka lënë një shenjë të thellë në zemrën time.

Dua të falënderoj presidentin e klubit, drejtuesit e klubit, stafin teknik, bashkëlojtarët dhe mbi të gjitha tifozët e zjarrtë të Skënderbeut, që më kanë mbështetur në çdo hap.

Edhe pse po largohem, mirënjohja ime për këtë klub do të mbetet e përjetshme. Jam i lumtur për këtë hap të ri në karrierën time dhe i motivuar për të dhënë më të mirën time në këtë aventurë të re.

Faleminderit, Skënderbeu! Lidhja jonë nuk do të shuhet kurrë!”, shkruan Rashica.



Read it all at Bota Sot