Në Angli spektakli luhet mes Tottenhamit dhe Manchester Utd! Juventusi ndeshet me Interin

- Bota Sot

Në Angli spektakli luhet mes Tottenhamit dhe Manchester Utd! Juventusi ndeshet me Interin

Në Premier League, ndërkohë, Liverpool pret Wolves në “Anfield” në një ndeshje shumë të rëndësishme.

Skuadra e kuqe nuk pritet të bëjë gabime sot, sepse është në një rrugë të sigurt drejt titullit kampion dhe lëshimet nuk i falen.

Ndeshja më e bukur e kampionatit anglez luhet në orën 17:30.

Tottenham pret Manchester United në një ndeshje e cila gjithmonë ka ritëm, gola dhe spektakël.

E presim me padurim këtë sfidë.

Për ta mbyllur, kryendeshja e javës luhet në Serie A, aty ku Juventusi ndeshet me Interin.

Kjo është ndeshja e shumëpritur për tifozët e futbollit italian në mbarë botën dhe sidomos në vendin tonë, ku janë të shumtë.



Read it all at Bota Sot