Futbolli kosovar është zgjuar me një lajm të kobshëm sot, pikërisht në ditën e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Është ndarë nga jeta në moshë të re gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.
Këtë e ka bërë të ditur trajneri i Rilindjes, Faruk Statovci përmes rrjeteve sociale.
“Lindi na thev shpirti me ikjen tend, allahu te qofte ne lula te xhenetit”, shkroi ish-futbollisti i njohur kosovar.
Ndërkohë, Federata e Futbollit të Kosovës, përmes kryetarit Agim Ademi, i ka shprehur ngushëllime familjes Berisha dhe komunitetit të futbollit për humbjen e hershme të gjyqtarit me perspektivë.