Barcelona e mposhti mbrëmë Rayo Vallecanon me rezultat minimal, 1:0 falë golit të shënuar nga Robert Lewandowski nga penalltia në pjesën e parë.
Dhe, mediat spanjolle e kanë zbuluar bisedën mes referit kryesor të ndeshjes, Mario Melero Lopez me dhomën e VAR-it, të cilën mund ta lexoni më poshtë.
Dhoma e VAR-it: “Mario, të rekomandoj ta shikosh vetë, në mënyrë që ta vlerësosh një penallti të mundshme.”
– Mario Melero López (refer kryesor): “Perfekt, do ta shikoj. M’i shfaq pamjet që ta shoh rastin e rrëzimit (ndërhyrjes). Ky ishte Paté Ciss, apo jo?”
– Dhoma e VAR-it: “ Po.”
– Mario López: “Ok, ai e injoroi komplet topin. Ai e injoroi atë qartë. Topi është jashtë zonës, por është e dukshme. Me dorën e djathtë, ai po e mban dhe po e ngreh për barku. Ai nuk po e shikon topin dhe po e harron komplet atë. Do të akordoj penallti dhe do t’i jap karton të verdhë.”
– Dhoma e VAR-it: “Perfekt, Mario.”