Bayern Munih do të presë mbrëmjen e sotme Sëlltik në fazën “play off” të Ligës së Kampioneve.
Takimi do të mbahet në “Allianz Arena”, duke nisur nga ora 21:00, ndërsa ndeshja e parë përfundoi në favor të gjermanëve me shifrat 1- 2.
Trajner i Bajern Mynih, Vinsent Kompani dha një përditësim për sulmuesin Herri Kane në konferencën për shtyp të hënën pasdite, përpara një jave të ngarkuar për bavarezët.
Frika filloi të rritet më herët mëngjesin e së hënës pasi Kejn, i cili pësoi një goditje në përplasjen e tyre me Bajer Leverkusen të shtunën, nuk u pa në fushën e stërvitjes. Kompani ka hedhur pak dritë mbi këtë çështje duke thënë se “dëmtimi” i Herrit nuk është asgjë e keqe.
“Ne do të shohim se si ndihet ai (Kejn) dhe do të marrim një vendim më pas, por unë pres që të mos jetë asgjë serioze. Nuk ka pasur shumë kohë që skuadra të rikuperohet”, tha belgu.
Një gazetar skocez vazhdoi me një pyetje të dytë më vonë në konferencën për shtyp duke kërkuar qartësi nëse Herri do të jetë i aftë për të filluar nga minuta e parë. Kompani, me një buzëqeshje të hidhur, u përgjigj: “Vazhdova të mjegulloj në përgjigjen time. Në thelb hodha një bombë tymuese, por mendoj se do të shohim sot,” shpjegoi ai.