Eshtë thuajse e pamundur që një portier të arrijë të zëvendësojë Manuel Neuer te Bayern. Më saktë, të përmbushë atë emër të madh që gjiganti i portës ka lënë dhe vazhdon të lërë në Mynih.
Drejtuesit bavarezë ende nuk e kanë ndarë mendjen se kush duhet të jetë pasuesi i Neuer.
Deri tani, portieri më i kuotuar si titullari i ardhshëm është Alexander Nübel.
Ai u transferua nga Schalke 04 në vitin 2020, por deri më sot nuk është përdorur si titullar nga Bayern. Aktualisht ai është i huazuar te Stuttgart.
Mediat gjermane zbulojnë se rinovimi i fundit i Neuer për një sezon, pra deri në verë 2026, ka rinovuar automatikisht kontratën e Nübel me Bayern.
Kontrata e tij tashmë vlen deri në verë 2030. Deri para se Neuer të hidhte firmën e fundit, Nübel kishte akord me Bayern deri në 2029, por një vit është shtyrë automatikisht prej legjendës Neuer.