Publikohen formacionet zyrtare të duelit tërësisht francez PSG - Brest!
PSG do të tentojë të mbyllë sot diskutimet me kalimin në turn tjetër të Ligës së Kampioneve, në përballjen e dytë me Brest pasi ka siguruar thuajse që në ndeshjen e parë kualifikimin.
Fitorja 3-0 ndaj rivalëve në këtë duel tërësisht francez, i jep ekipit të Luis Enrikes qetësinë e duhur.
Po ashtu për të bërë eksperimente dhe tekniku ka hedhur në fushë nga minuta e parë edhe Kvaratskelian në sulm përkrah Dembele e Barkola.