Capello zgjedh Feyenoord: PSV ka më shumë zgjidhje dhe cilësi

- Bota Sot

Capello zgjedh Feyenoord: PSV ka më shumë zgjidhje dhe cilësi

Feyenoord apo PSV për Interin?

Njëra nga këto dy skuadra holandeze do të jetë kundërshtari i zikaltërve në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Fabio Capello, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ka dhënë mendimin e tij të qartë për këtë:

“Në bazë të renditjes së kampionatit holandez, përgjigja është Feyenoord dhe sipas meje jo pa arsye.

Duke parë gjithashtu përballjet e PSV-së me Juventusin, mendoj se skuadra e Bosz ka më shumë zgjidhje dhe cilësi krahasuar me bashkatdhetarët e tyre nga Roterdami.

Për më tepër, Feyenoord ka shumë mungesa dhe nuk dihet sa lojtarë do të rikuperojë për raundin tjetër të Champions-it”.

Duke folur për eliminimin e Juventusit nga PSV, ish-trajneri ka shtuar: “Ajo që u pa qartë është vështirësia e skuadrave tona për të përballuar ritmin e kundërshtarëve. PSV nuk e ktheu thuajse kurrë topin te portieri, nuk u kthye pas, por gjithmonë luante përpara, edhe kur ishte në avantazh. Skuadrat tona nuk janë të mësuara me një presion të tillë”.

Capello komentoi edhe dështimet e Milanit dhe Atalantës: “Ibrahimovic e tha mirë, kuqezinjtë u vetëshkatërruan me atë çmenduri të Theo Hernandez. Por më lejoni të shtoj se edhe në inferioritet numerik, Conceição mund ta menaxhonte më mirë ndeshjen. Për shembull, unë nuk do ta kisha larguar kurrë Gimenez nga loja”.

Ndërsa për humbjen e Atalantës ndaj Club Brugge, ai shtoi: “Atalanta shpërdoroi shumë raste dhe nuk pati fat në ndeshjen e parë me atë penallti që mbetet për t’u diskutuar. Megjithatë, në kthim belgët treguan se janë ekip i fortë.

Pranuan duelet ‘një kundër një’, tipike për futbollin e Gasperinit, dhe treguan shpejtësi e teknikë të mirë, duke e vënë vazhdimisht në vështirësi mbrojtjen e Atalantës”.



Read it all at Bota Sot